“Sëpata” e Komisariatit të Etikës ka rënë sërish mbi deputetët e opozitës, pasi ka falur në çdo rast të mundshëm Taulant Ballën dhe shokët e tj socialistë.
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimi për përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt, pasi pretendohet se kreu i “Mundësisë” ka ofenduar ministrin Petrit Malaj me fjalën “maskara”.
Ky reagim i Shehajt erdhi pasi ministri e kishte shantazhuar hapur me emrat e familjarëve dhe kompanitë që ata kanë në pronësi. Edhe pse kishim të bënim me një shantazh publik që vinte nga një njeri me pushtet si Malaj, Byroja e Kuvendit e drejtuar nga Niko Peleshi vendosi të mbyllte sytë dhe veshët, siç ka bërë kur Taulant Bala ofendonte me terma seksiste deputetet e opozitës.