Është mbajtur sot mbledhja e konferencës së Kryetarëve te grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetja Flutura Açka ka kërkuar të përfaqësojë grupin parlamentar të PD, por Kuvendi nuk ia njohu kërkesën.
Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e komisionit të medias, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion, duke u larguar nga mbledhja që në nisje të saj.
Kuvendi u tërhoq dhe njohu Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pavarësisht vendimit të marrë nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha.
Lexo edhe: Tërhiqet Lindita Nikolla, njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së