Tërhiqet Lindita Nikolla, njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së

Gazment Bardhi vijon të jetë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pavarësisht vendimit të marrë nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Ky është vendimi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila edhe pse në seancën e fundit plenare komunikoi emrin e Flutura Açkës si kryetare të grupit të PD-së, ka ftuar Bardhin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që do të mbahet sot në orën 14:30.

Në Konferencën e Kryetarëve do të marrin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Flutura Açka do të jetë gjithashtu e pranishme në këtë mbledhje, por si kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, ndërkohë që Bardhi është ftuar si kryetar i grupit parlamentar.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga PD e drejtuar nga Basha, apo do të pranojnë vendimin e kryeparlamentares.

Ftesa për Gazment Bardhin: