Ndërkohë që deri para pak muajsh kryeministri Edi Rama trumbetonte me të madhe numrin e 10 milion turistëve që kishin vizituar vendin gjatë vitit të kaluar, duket se tani ka ndërruar mendje për numrin e lartë të vizitorëve.
Kryeministri tha gjatë fjalës së tij në promovimin e Kalendarit Turistik Veror se nuk na intereson numri i turistëve në vendin tonë, por i shpenzimeve të tyre këtu, që përkthehet më pas në më shumë të ardhura për bizneset dhe individët në vend.
Duke folur lidhur me platformën digjitale Kombëtare të Turizmit ‘TEA’, Rama tha ndër të tjera se pas Aeroportit të Vlorës do të nisë gara edhe për aeroportin e Gjirokastrës që do të jetë shumë afër hoteleve me pesë yjë në zonën e Sarandës.
“Aeroporti I Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti, do të kalojë në periudhën e e testit dhe certifikimeve në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe do të jetë funksional në sezonin e ardhshëm turistik, me një operator që vetë emri I thotë të gjitha, është Aeroporti I Mynikut. Ndërkohë do të hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës. Nga të gjitha studimet e bëra dhe nga gjithë mësimet e marra me përpjekjen për aeroportin e Sarandës, kemi arritur në konkluzionin që vendi më ideal për të garantuar të gjitha nevojat që ka aviacioni për shkak të gjithë komponentëve qëlidhen me koridoret me erërat etj, është Gjirokastra, ndërkohë që infrastruktura e re lidhëse e ndërtuar me Sarandën, e bën atë një aeroport brenda parametrave të kërkuar nga hotelet me pesë yjë. Pa llogaritur gjithë të tjerët që është distanca optimale, 35-40 minuta. Me portet kuadri do të jetë tërësisht i plotësuar, por njëkohësisht do të kemi një rritje shumë të ndjeshme jo thjesht të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri i vizitorëve ai që na intereson në mënyrë ekskluzive, por të të ardhurave nga këta vizitorë. Rritja e përmuajshme e numrit të kontratave për hotelet me pesë yje është po ashtu shumë domethënëse. Deri para disa viteve pesë yjet, nuk I afroheshin fare idesë se mund të vinin në Shqipëri.r tha se e rëndësishme është maja e vitit 2030. Sipas tij ndryshimi dhe transformimi do të jetë i pakthyeshëm dhe se Shqipëria do të jetë Evropa e Ballkanit”, tha ndër të tjera Rama.