“Nuk mbaron” droga në Dhërmi, kapet një tjetër 33 vjeçar duke shitur kokainë

Një 33 vjeçar i quajtur Florin Gjoka është arrestuar në Dhërmi pasi është zbuluar se shiste kokainë në një tabakino. Gjatë arrestimit atij iu gjet edhe një thikë me vete.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është proceduar pronari 53 vjeçar i tabakinos pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara, si cigare pa pullë fiskale.

Gjatë kontrollit të tabakinos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33 vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza dhe i shiste ato në tabakino.