Një 30 vjeçar i quajtur Elhad Zyberi u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për një parcel me bimë narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar janë asgjësuar 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.
30 vjeçari banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës u arrestua ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.