Ina Majko, kandidate e PS për deputete në qarkun e Vlorës është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë. Majko është “shpërblyer” me një post në qeveri, pasi nuk arriti dot që të fitoj një vend në Kuvend.
Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e deritanishëm, Niko Hyka. Ndërkohë në të njëjtën mbledhje, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Më herët, kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e qeverisë.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.