Nuk fitoi mandatin në Fier, Azmer Duleviç largohet nga “Shqipëria Bëhet”

Azmer Duleviç ka njoftuar largimin nga partia “Shqipëria Behët”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Duleviç, i cili kandidonte në Fier në zgjedhjet e 11 majit, humbi mandatin e deputetit për një diferencë të vogël votash ndërsa edhe rinumërimi në këtë qarku nuk prodhoi ndryshime në rezultat.

Përmes një mesazhi Duleviç ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik në këtë forcë, duke thënë se është një vendim personal që reflekton një fazë të re të jetës së tij dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe.

“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç