Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me shpalljen e tij non grata nga Britania e Madhe, një vit më parë.
Berisha tha se ky është një sulm i organizuar nga Rama dhe Soros, për të zhdukur opozitën në Shqipëri. Sipas tij shpallja non grata është bërë në bazë të fakteve dhe shpifjeve nga ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith. Berisha bëri me dije se e ka paditur për shpifje ambasadorin Alastair King-Smith dhe titulluarin Home e Office.
“Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi të cilin e komunikoi në parlament Edi Rama, unë deklarova se në letrën e Home Officce bazohet në shpifje dhe trillime që kanë në bazë, vendosa ta padisë në gjykatë për shpifje King Smish dhe titulluarin Home Office.
Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime, mirëpo sipas ligjeve britanike duhej se para se të shkoj në gjykatë të çoj padinë time për shpifje duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ.Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata.
Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha dy vjeçare që nuk u paraqit asnjë dokument që të vërtetojë akuzat ndaj Berishës. Kjo nuk ndodhi sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika.
Këtë material po e publikoj sepse duhet të kuptojë çdo shqiptar se çfarë po ndodh me kombin e tij. kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme. E vërteta se opozitës po i bëhet sulm i hapur për ta asgjësuar atë.
Këtë sulm e organizon Edi Rama dhe mafia e Xhorxh Soros. Mos krijoni përshtypje se vetë SHBA apo MB fshihen pas këtij sulmi, përkundrazi ato janë në një farë mënyrë viktimë në këtë histori”, tha Berisha.
Dosja e plotë e publikuar nga Berisha
https://www.sali-berisha.com/_files/ugd/13e201_32729dc1eee648d68b917f175b571a91.pdf