Ministria e Drejtësisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me rastin e Sajmir Sulës, trupi i të cilit u soll pa zemër në Shqipëri, pasi ndërroi jetë në Spanjë.
Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Drejtësisë bën me dije se zemra e këtij të fundit do të sillet në Shqipëri. Motra e Saimirit ka 3 vite që kërkon të gjejë të vërtetën e vdekjes së tij të mistershme, pasi humbi jetën në një nga spitalet e Barcelonës.
Dorëzimi i organit do të bëhet me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës.
“Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit dhe prokuroi spanjoll i vuri nëdispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës”, thuhet në njoftim.
Spanja kishte filluar të dilte nga pjesa më e rëndë e pandemisë Covid-19, në maj 2020, kur Saimir Sula, 31-vjeçari shqiptar, vuri re se kishte temperaturë. Ai shkoi në spitalin del Mar në Barcelonë për një test PCR dhe nuk doli i gjallë. Kur trupi i tij u riatdhesua për një autopsi, ekspertët e mjekësisë ligjore në vendin e tij bënë një zbulim befasues: trupit të Saimirit i mungonte zemra. Pas tre vitesh padi dhe letra mes autoriteteve spanjolle dhe shqiptare, tashmë të dy po finalizojnë transferimin e organit.