Sot mbahet seanca për ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin, të cilët kanë kërkuar në Apelin e GJKKO zbutje të masës së sigurisë.
Avokatët e Gjicit ankimuan masën e sigurisë të vendosur nga gjykata “arrest me burg” duke kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërsa Alma Kaçi kërkon t’i hiqet masa e “arrest shtëpie” pasi argumenton se ka një fëmijë dhe nënën të sëmurë.
Edhe sot, ajo ka mbërritur në Gjykatë me makinën e policisë, duke u maskuar me kapele dhe syze të zeza, ndryshe nga hera e kaluar që kishte vendosur një kapele provokuese me numrin 69.