Elton Qyno
Një vit nga vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Briland Martinaj, hetimi i kësaj dosje vijon të mbetet në udhëkryq, duke mos pasur asnjë person të arrestuar dhe dyshuar.
Pak kohë më parë prokuroria e Krujës, i është drejtuar me një kërkesë letërporosi autoriteteve sllovene, për të mësuar mbi pronarët e një targe sllovene që është pikasur në një automjet, ditën kur ka ndodhur krimi.
Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë makinën që besohet se ka vrojtuar, por shtojnë se mjeti është përdorur nga grupi i vrasësve për të gjurmuar lëvizjet e Briland Martinaj, nga Fushë-Kuqa në drejtim të fshatit Larushk.
Prokurorët Shqiptarë, në kërkesën e tyre i kanë vënë dispozicion autoriteteve Sllovene foto të targës dhe mjetit që lëviz në rrugë. Fotot dhe pamjet filmike janë siguruar nga kamerat e sigurisë në rrugë.
Ky automjet shfaqet disa minuta pas makinës ku lëviznin Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Përmes kësaj letërporosie prokuroria ka kërkuar të njihet me personat që kanë pasur në pronësi targën, dhe mënyrën e daljes së këtij sendi nga territori Slloven.
Kujtojmë se përmes kësaj praktike hetimore, prokuroria e Tiranës zbuloi Nikoll Shernikun, njeriun që kishte sjellë nga Gjermania një palë targa, të cilat më pas u përdorën në një automjet tek atentati i “Don Boskos” në Tiranë.
Në ngjarjen e mbikalimit të Fushë-Krujës, është përdorur dhe një automjet i dytë me targa të huaja. Ky automjet mbante targa Gjermane, dhe ditën e krimit përdorej nga oficeri i policisë së Shtetit, Jeton Lami.
Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga restorant “Brazili”tek një servis në fshatin Larushk.
Me një mjet me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, Jeton Lami shofer, dhe Diklen Vata e Briland Martinaj pasagjer, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk.
Teksa kanë qëndruar disa minuta në ambjentet e srevisit dhe për shkak se makina ende nuk ishin bërë gati, Jeton Lami, i ka kthyer sërisht dy personat tek parkingu i restorant “Brazili”.
Nga ky vend ata janë marë me makinë nga Besmir Hoxha, ku janë nisur në drejtim të Laëit, por teksa udhëtonin mbi mbikalimin e Fushë-Krujës, janë sulmuar me 91 plumba kalashnikovi duke mbetur të tre të vrarë.
Te ngjashme
/ 29 min Më Parë