Astrit Patozi nuk do të jetë më pjesë e jetës politike dhe ka vendosur ti rikthehet profesionit të tij, gazetarisë. Sot është prezantuar para stafit të televizionit A2CNN si drejtori i përgjithshëm i kësaj mediaje.
Patozi, i cili hyri në politikë në vitin 2005, ka drejtuar më herët disa media të shkruara. Në jetën politike, ai u zgjodh numri dy i Partisë Demokratike në vitin 2007, pas emërimit të Bamir Topit si President i vendit.
Më pas, ai ka drejtuar Grupin Parlamentar të PD-së në dy legjislatura. Pas daljes së PD në opozitë në vitin 2013, Patozi hyri në një cilëk përplasjesh me lidershipin e ri të partisë. Në 2017, Lulzim Basha nuk e futi më të listë. Patozi dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së krijuan në vitin 2019 partinë Bindja Demokratike por që nuk arritën të përfaqësohen në parlament.