Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Në një komunikim të shkurtër për gazetarët ai tha se po shkon të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani duke iu referuar “Dum Dumani”.
Meta nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të SPAK, sipas së cilit merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.
Por Kreu i Partisë së Lirisë nuk tregoi së për çfarë çështje ishte thirrur në SPAK. Rikujtojmë se një ditë më parë, u thurr në SPAK bashkëshortja e tij, deputetja e PL, Monika Kryemadhi, e cila qëndroi mbi 5 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e pyetur për dosjen e hetimit pasuror.
“Po shkoj të takoj Dum Dumanin, është ai që s’guxon të hap cështjen McGonigal, se është kokë e këmbë me Edi Ramën. Është ai që s’guxon të përmend emrin e Edi Ramës, as për cështjen e Sali Berishës”- tha Meta.