Ka rinisur sërish me përplasje seanca në Kuvend, pas tre ndërprerjeve të shkurtra.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përjashtua nga Kuvendi pas debatit me kryetaren Lindita Nikolla.
Ndonëse seanca u ndërpre, Noka nuk doli nga salla, madje ai gjeti një mikrofon dhe iu drejtua kryeparlamentares duke e quajtur përfaqësuese të Narkoshtetit.
Nikolla iu përgjigj se do t’i drejtohet Sekretariatit të Etikës dhe do të detyrohet të marrë masa të tjera, mirëpo Noka nuk doli sërish nga seanca.
“Unë jam përfaqësuese e familjes sime. Ti përfaqëson non gratën, dhe nuk të shohin më sytë”, iu drejtua ajo Flamur Nokës. Ky i fundit u pa në një moment duke shtyrë edhe gardistin i cili iu afrua për ta ndaluar.
Më pas ministri Niko Peleshi mori fjalën për të folur për projekligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”, por Gazment Bardhi iu drejtua duke i thënë “o përfaqësues i bandave”.
“Ik ore, ik mos u bëj qesharak”, iu kundërpërgjigj Peleshi. Ndërkohë ndëhyri edhe Flamur Noka i cili e quajti “narko”.
Pjesë nga replikat:
Bardhi: O përfaqësues i bandave
Peleshi: Ik ore, ik mos u bëj qesharak.
Jemi votuar Flamur për këtë punë, do ta bëjmë deri në fund.
Noka: Niko, o narko
Peleshi: Ehe, po po! Edhe ti Flamur. Po s’ka lezet
Noka: Je Narko
Kujtojmë se Nikolla nuk pranoi sot kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi investigimin e televizionit Italian Rai3, pasi në grupin parlamentar të PD-së ishte future edhe emri i Sali Berishës.