Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin përshatur nje banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjesin e OSHEE-së, Endrit Paja.
Dy vëllezërit ishin kthyer nga Mbretëria e Bashkuar dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia gjatë bastisjes se banesës gjeti pajisje të posaçme të instaluara për të krijuar kushte për kultivimin e drogës.
Bimët e gjetura ishin në fazë të avancuar të rritjes ndersa u gjet edhe një sasi droge e paketur gati per shitje.