Ngjarje e rëndë në Kosovë, pronari vret punëtoren dhe më pas veten

Dy persona kanë mbetur të vdekur në Stanovc të Komunës së Vushtrrisë këtë të hënë. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se pronari i një furre buke ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së dyfishtë.

Kujtojmë se ngjarja vjen pas asaj të regjistruar një ditë më parë ku një 19 vjeçar u vra me armë zjarri. Autori i ngjarjes është ndaluar, por nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se ka konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur nga autori në kryerjen e vrasjes.