Ngjarja e Krujës i “ha kokën” Bledi Çuçit, Rama e zëvendëson me Taulant Ballën

Përgjigja e Policisë për ngjarjen e Krujës me fisin Rraja i ka kushtuar shumë Bledi Çuçit.

Kryeministri Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se nga dita e hënë Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Taulant Balla.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, shkruan Rama.

Një vendim i papritur i kryeministrit, që tashmë në krye të Ministrisë së Brendshme do të ketë një nga njerëzit e tij më të besuar, por edhe një nga politikanët më të akuzuar nga opozita.