Ngacmoi seksualisht të miturën, ndalohet 64-vjeçari në Devoll, zbulohen mesazhet që i dërgonte 13 vjeçares

Një 64 vjeçar është arrestuar në Devoll pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.

Ndalimi i tij erdhi pas deklarimeve të vajzës së mitur në prani të prindërve dhe psikologes.

Mësohet se vajza është marrë në mbrojtje dhe po bëhet ekzaminimi. Sakaq, janë kapur mesazhe që 64-vjeçari i dërgonte të miturës në telefonin e gjyshit.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.