Nga ish-deputeti i PD te ish-kryetarja e Kushtetueses, kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Kuvendi ka zgjedhur edhe 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që një kandidaturë u shty për në seancën e ardhshme.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, u zgjodh me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim.

Me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Jonida Priftit si anëtare e këtij institucioni. Kuvendi miratoi gjithashtu me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.