Nga dekriminalizimi i shpifjes tek një vit burg për parkim dysh, miratohen ndryshimet në Kodin Penal

Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes.

Këto ndryshime u miratuan me 85 vota pro, ndërsa 9 deputetët e opozitës në sallë nuk votuan.

Opozita ka kritikuar ashpër amendimet, të cilat sipas saj prekin qytetarët për shkelje të lehta, ndërsa abuzimet me fondet publike nuk po trajtohen me të njëjtën ashpërsi.

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë edhe burg deri në 1 vit për ata që parkojnë dysh në rrugë. Po ashtu ashpërsohen dënimet për ndërtim të paligjshëm e zjarrvënie.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve’, me 85 vota si dhe Projektligji ‘Për organet e qeverisjes në drejtësi’. Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat audiovizive.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025
• Projektligji për bashkëpunimin strategjik
• “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale”
• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”
• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit
• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”
• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal”
• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”
• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”
• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”
• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
• Projektligji “Për Mediat Audiovizive”.