Nesër gjykon masën e sigurisë së Veliajt, gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzon ankesën e Valbona Xoxës për sekuestrimin e pasurisë së saj

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankesën e Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, për sekuestrimin e një pasurie të paluajtshme të saj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili nesër do të gjykojë edhe masën e sigurisë së Erion Velaijt, pas ankimimit që ky i fundit i bëri vendimit të GJKKO-së.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.