Një 30 vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces divorci.
Uniformat blu sqarojnë se e reja se ka marrë pa të drejtë, nga banesa familjare, fëmijën e tyre. Pas veprimit të 30 vjeçares, bashkëshorti iu drejtua policisë, me këtë të fundit që po punon për kapjen e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasen E. D., 30 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj (me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës) se ka marrë pa të drejtë, nga banesa familjare, fëmijën e tyre. Punohet për kapjen e 30-vjeçares dhe për sqarimin e rrethanave të rastit” njofton policia.