Partia Demokratike do të mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar teksa pritet që të publikojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në orën 17:00, kryedemokrati Sali Berisha do të mbledh Kryesinë, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës.
Më pas, në orën 19:00 Këshilli Kombëtar do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda mesnatës.
Kujtojmë se në të njëjtën orë, edhe kryeministri Edi Rama do të mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste për të hartuar listën përfundimtare që do ta dorëzojnë në KQZ.
Në këtë listë pritet të jenë edhe disa prej kryebashkiakëve, por emrat e tyre pritet të zyrtarizohen ditën e nesërme.
Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje në koalicion me 25 parti të tjera, mes tyre PL, PAA, PR, PBDNJ dhe PDIU.