Në pritje të inaugurimit, kontrolle të rrepta ndaj besimtarëve myslimanë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

Besimtarët mysliman janë mbledhur sot para xhamisë së Namazgjasë, pak para inaugurimit të saj nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Përpara se të futen në xhami, ata iu nënshtuar një kontrolli të rreptë, në mënyrë për të shmangur ndonjë incident.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.

“Dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet”, tha presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.