Në kërkim të të arratisurit Altin Ndoci! Policia kontrolle në disa zona të Tiranës, familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

Altin Ndoci, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit, pasi ishte dërguar për disa kontrolle mjekësore dyshohet se fshihet në Tiranë.

Mësohet se forcat e policisë kanë kryer kontrolle në disa zona të ndryshme të Tiranës, në Astir, Don Bosko, Selitë, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Si rrugë lidhëse me Durrësin, uniformat blu kanë kryer gjithashtu kontrolle në rrugën e Ndroqit, ndërsa kërkimet për lokalizimin e Ndocit vazhdojnë intensivisht.

Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen.

Më herët u mësua se 8 persona u arrestuan në lidhje me arratisjen e Ndocit, mes tyre kryeinfermieri Aulon Çuko, Zëvendës shefi i policisë së burgjeve, Desdemon Pazaj, si dhe efektivët që e shoqëronin.

Ndërkohë një ditë më parë u pezullua i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.