Në kërkim prej shkurtit nën akuzën e trafikut të 139 kg kokainë në Itali, arrestohet shqiptari

Është arrestuar në Shqipëri më datë 7 nëntor 2023 e është ekstraduar sot në Itali një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik lëndësh narkotike. Ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane më shkurt të 2023 si anëtar u një grupi kriminal i akuzuar për trafikun e 139 kg kokainë.

Hetimet për kapjen e tij nën urdhrin e Prokurorisë së Venezias u ekzekutuan në bashkëpunim me Eurojust, Zyrën italiane Eksperte të sigurisë në Shqipëri, personelin e grupit investigativ kundër krimit të organizuar të Venezia e autoriteteve shqiptare.

Shqiptari i arrestuar është ekstraduar e dërguar në burgun e Torinos. Ai figuron banues në Asti të Italisë.