Ish-ministri i Mjedisit është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka paraqitur konkluzionet për mbrojtjen e tij përsa i përket çështjes së inceneratorit të Elbasanit.
AI është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, pasi pagesat dhe ndërtimi i inceneratorit kanë filluar pasi ai ishte larguar si ministër. Gjithashtu Koka është shprehur se nuk i është gjetur asnjë pasuri e pajustifikuar, teksa shtoi se do të kërkojë të drejtën e tij deri në fund.
Ish-ministri hodhi akuza ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që sipas tij janë personat që e kanë future atë në burg padrejtësisht. Sipas tij, “t’i besosh çiftit famëkeq, është njësoj sikur të investosh te Sudja dhe Xhaferri në ditët e fundit të falimentit”.
Pjesë nga fjala e Lefter Kokës në GJKKO:
Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017.
Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.
Gjykohem dy herë për të njejtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e proçesit analog të Elbasanit. Relacioni administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajsinë time. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal.
Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.
Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqipëtari për të marrë Drejtësi. Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.
Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare, asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.
Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.
Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër shqiptar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.
Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.