Kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Olta Xhaçka nuk do të jetë më ministre e Jashtme, pas skandaleve të shumta në të cilat është përfshirë, duke u zëvendësuar nga Igli Hasani.
Ministria e Financave tashmë do të drejtohet nga Ervin Mete, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të zëvendësojë në këtë ministri Delina Ibrahimajn. Kjo e fundit do të marrë pozicionin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, ku zëvendëson Edona Bilalin.
Rikthehet në qeveri Anila Denaj, që do të emërohet minister e Bujqësisë në vend të Frida Krifcës, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Albana Koçiu, e cila zëvendëson Ogerta Manastirliun.
Por edhe Manastirliu nuk do të ngelet pa post, pasi do të zëvendësojë Evis Kushin në Ministrinë e Arsimit. Ndërkohë, Ministria për Standardet dhe Shërbimet do të kthehet në Ministri e Pushtetit Vendor dhe do të drejtohet nga Arbian Mazniku.
Ndryshimet në qeveri:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku