Ndihmuan kriminelët serbë për sulmin? Policia shoqëron 20 murgj të Manastirit

 Sulmi i bërë një ditë më parë ndaj policisë së Kosovës më Zveçan mund të ketë patur ndihmën e murgjve të Manastirit.

Mësohet se 20 murgj të manastirit të Banjskës janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë. Murgjit e ndaluar dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit terrorist dhe mund të kenë bërë të mundur fshehjen e armëve. Gjithashtu bëhet me dije se operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. 

Polica do të hetojë dhe do të marrë shenjat e gishtërinjve të murgjve që mund te kenë qenë bashkëpunëtorë dhe për të parë nëse ata kanë bërë të mundur fshehjen e këtyre armëve.

I gjithë operacioni është zhvilluar nga forcat speciale të Kosovës. Forcat e KFOR deklaruan se kontrolli i territorit i takon Policisë së Kosovës.  Dy ditë më parë, rreth orës 03:00 të mëngjesit një efektiv i policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në veri të Mitrovicës. Një grup paramilitar i armatosur dhe veshur me uniforma ushtrie, por pa logo përkatëse, qëlloi në drejtim të një mjeti të policisë së Kosovës.

Ngjarja ngjalli reagime në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa Kosova ka shpallur sot ditë zie në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku.