Ndërron jetë papritur 20 vjeçari nga Devolli, dyshohet se shkak ishte mbidoza

Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Korçë. Mateo Llabani ka qenë në një lokal në Bilisht dhe nuk është ndjerë mirë. Në gjendje të rënduar ai u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit. Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti bëhet autopsia, për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Llabani raportohet se nuk ka pasur shenja në trup. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.