Këtë tëmartë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj.
Ata u arrestuan disa ditë më parë për ndërhyrjen në e-mailet e Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria ka dyshime se personat e arrestuar, Zambak Gjoni që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë, kanë bashkëpunuar me persona të tjerë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.