Ndarja nga jeta e Ali Osekut, mbahen sot homazhet në nder të piktorit të njohur shqiptar

Në Universitetin e Arteve po mbahen homazhet në nder të piktorit të njohur Ali Oseku, i cili u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Familjarët, miqtë dhe kolegët e tuj nderuan sot figurën e piktorit, i konsideruar si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.

Ali Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944 në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun Artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti u dënua me burg deri në vitin 1979.

Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.