Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shoqëruar me debate, ku protagonistë ka qenë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ambasadori rus Vasily Nebenzy.
Ky i fundit ka shprehur indinjatën për praninë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka mbajtur edhe një fjalim.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili i ka sugjeruar ambasadorit rus që të ndalin luftën, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.
Pjesë nga debati:
Vasily Nebenzya: Argumentet që përdorët ju nuk janë bindëse.Kemi dy pyetje: Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni Presidentit të Ukrainës fjalën para përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit, dhe në ç’bazë ftoni ministrin e jashtëm të RMV-së në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?
Nëse sot ju miratoni vendime duke i rënë cekiçit do të përballeni me një taktikë të shkeljes. Këtu është bërë një shkelje. Kjo shkelje pratike është e mbushur me rreziqe. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ata që nuk janë anëtare fllasin pas vendeve që janë anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar mosspërfillje dhe ka përdorur ideologji. Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.
Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion për shkelje është një goditje mbresëlënese. Por shkelja këtu ka të bëjë me faktin se Zelensky do të flasë para anëtarve të Këshllit ka një zgjidhje: ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk flet. Vazhduat të thoni gjëra të pasakta. Nese nuk doni që të përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.
Delegacioni rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.
Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit.
Veprimi i Ramës është vlerësuar nga Zelensky, i cili në fjalën e tij falenderoi kryeministrin shqiptar dhe të gjithë ata që kanë njohur agresionin ris në Ukrainë.
“I nderuar kryeministri Rama jam mirënjohës për organizimin e këtij takimi. Natyrisht shumica e njohin të vërtetën për këtë luftë është një agresion kriminal që synon të aneksojë, por nuk është kaq. Përmes këtij agresioni rusia kërkon të minojë të gjitha normat ndërkombëtare që kërtojnë të mbrojnë veton. Dua të shpreh mirënjohje të gjithë atyre që kanë njohur agresionin rus Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën në këtë luftë është diçka që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi, tha Zelensky.