Muri me tela dhe gjemba për të ndaluar emigrantët, Gjykata Supreme kundër Teksasit, lejon agjentët federalë ta presin në rast emergjence

Një nga parimet më të vendosura mirë në ligjin kushtetues të SHBA-së është se ligjet federale të miratuara qëndrojnë mbi ligjet shtetërore që bien kundërshtime me to, dhe se shtetet nuk mund të ndalojnë zyrtarët federalë të ushtrojnë detyrat e tyre zyrtare të punës.

Ky parim është shkruar në vetë Kushtetutën SHBA- së , e cila parashikon se ligji federal do të jetë ligji suprem i vendit; dhe gjyqtarët në çdo shtet duhet ta interpretojnë në mënyrë.

Megjithatë, muajin e kaluar një Gjykatë Federale e Apelit doli në përfundim të habitshëm se shteti i Teksasit mund të ndërtojë një mur me tela me gjemba  për të ndaluar oficerët e patrullës kufitare federale të kryejnë detyrën  e tyre, dhe urdhëroi patrullën kufitare të mos i presë këto tela përveçse në rrethana shumë te caktuar.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Pestë, një gjykatë e së djathtës ekstreme e dominuar nga gjyqtarët e MAGA-s,(mbështetësve të TRUMP) e cila shpesh jep vendime që janë jashtëzakonisht në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Të hënën, Gjykata e Lartë urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare kundër Teksasit të bllokojë këtë vendim të Qarkut të Pestë. Rezultati ishte shumë i ngushtë, pasi 5 gjyqtarë ishin pro ndërsa 4 të tjerë kundërshtuan.

Katër kundërshtarët ishin gjyqtarët Clarence Thomas, Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh. Shefi i drejtësisë John Roberts dhe gjyqtarja Amy Coney Barrett, të dy republikanë, votuan pro duke  bashkuar votat me 3 gjyqtarët demokratë të Gjykatës.

Çështja e Teksasit lind nga përpjekja e shtetit për të ndaluar kalimet kufitare në Eagle Pass, duke ngritur një mur me tela me gjemba rreth 30 milje përgjatë një bregu lumi të kufirit SHBA-Meksikë, ku emigrantët kalojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Ndërtimi i murit  me tela me gjemba, është një nga disa hapa që ka ndërmarrë qeveria e Teksasit për të kufizuar migrimin, shpesh në kundërshtim me administratën Biden dhe ligjin federal.  Teksasi miratoi gjithashtu një ligj që do të lejojë gjyqtarët e shtetit të lëshojnë urdhra dëbimi, një fuqi që i përket qeverisë federale.

Pyetja në çështjen “Teksas” është: A mundet shteti i Teksasit të marrë një urdhër gjykate që ndalon agjentët federalë të presin telin me gjemba, edhe kur duhet ta bëjnë këtë për të kryer detyrat e tyre zyrtare?

Një rast, sipas Departamentit të Drejtësisë, ishte kur një agjent vuri re një njeri të pavetëdijshëm që qëndronte sipër ujit, por nuk ishte në gjendje t’i jepte ndihmë për shkak të telit me gjemba të vendosur përgjatë bregut të lumit.

Megjithatë, Qarku i Pestë arriti në përfundimin befasues se duhet të lëshojë një urdhër që lejon Teksasin të bllokojë zyrtarët federalë.

Përsëri, Kushtetuta thotë në mënyrë ekskluzive se shtetet duhet t’i nënshtrohen ligjit federal dhe se ata duhet të lejojnë zyrtarët federalë të kryejnë detyrat kur veprimet e tyre autorizohen nga ligji federal.

Ligji federal i lejon agjentët e patrullës kufitare të afrohen me emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse ata e bëjnë këtë në tokë jo publike.

Ndër të tjera, ligji federal u jep në mënyrë  ekskluzive patrullës kufitare kompetencën, pa marrë më parë një urdhër kërkimi, që të kenë qasje në tokat private, por jo në banesa, me qëllim të patrullimit të kufirit për të parandaluar hyrjen e paligjshme të të huajve në Shtetet e Bashkuara.