“Mundësia” manifestim në mbështetje të SPAK dhe GJKKO: Me drejtësinë, kundër qeverisë së korruptuar

Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj ka njoftuar organizimin e një manifestimi në mbështetje të luftës kundër korrupsionit.

Nën moton “Me drejtësinë, kundër qeverisë së korruptuar”, Mundësia fton qytetarët t’i bashkohen të mërkurën në 19 Shkurt, në orën 18:00 përballë kryeministrisë.

Ky manifestim vjen si një përgjigje ndaj protestave para SPAK të mbështetësve të Erion Veliajt, të cilët të organizuar nga drejtorët e Bashkisë arritën deri në bllokimin e rrugëve dhe makinave të gjyqtarëve të GJKKO-së, me Policinë që nuk mori asnjë masë.

Gjithashtu, sulmet e drejtpërdrejta të kryeministrit Rama dhe socialistëve të tjerë ndaj SPAK dhe GJKKO kanë shqetësuar shumë qytetarët, që po shohin se si pushteti tenton të godasë institucionet që kanë ngjallur besimin se askush në këtë vend nuk është i paprekshëm.