Muxhahedinët në Shqipëri/ Çfarë është MEK, si erdhën dhe mbështetja nga SHBA

Shqipëria është vendstrehimi i një prej grupeve kryesore të opozitës në Iran, Muxhahedinë-e-Khalq, ose MEK, të dëbuar nga shtëpitë e tyre pasi janë një lëvizje që vepron kundër regjimit të Shahut të Iranit.

MEK është një lëvizje e krijuar në vitin 1960 dhe që vepron në emigrim. Kjo organizatë ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian në vitin 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit në Iran u vendos një sistem teokratik nën udhëhqjen e Ajatullah Khoeminit, por i kundërshtuar nga MEK. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e  kësaj organizate.

Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e asaj kohe e udhëhequr nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur 210 muxhahedinë të MEK. Më pas, në 2014 ishte kryeministri Edi Rama që pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë.

Më pas, në vitin 2017, SHBA dhe OKB kërkuan nga vendi ynë që të strehonte rreth 3 mijë anëtarë të Organizatës së Muhaxhedinëve Popullorë të Iranit, të cilët deri në vitin 2012 konsideroheshin si organizatë terroriste, por më pas SHBA i hoqi nga ajo listë. Ata u vendosën në Manzë, të ruajtur me forca të shumta sigurie, ndërkohë që autoritetet ua kanë lehtësuar procedurat për të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Por pavarësisht se kjo organizatë ka mbështetjen e SHBA dhe OKB, dyshohet se mes tyre ka edhe persona të infiltruar nga autoritetet iraniane, të cilët spiuonojnë lëvizjet e kësaj organizate. Ndaj, edhe sot është bërë një kontroll i befasishëm në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person për shkak të asfiksimit nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia.

Kujtojmë se në verën e vitit 2020 u arrestua iraniani Bijan Polagrad, ish banor i “Ashraf 3”, për terrorizëm, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike, cënim i sigurisë kombëtare etj. Çështja e tij u gjykua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit që foli në atë kohë për të paktën 12 persona nën hetim dhe se procesi përbënte materiale top sekrete.

Mbi çdo gjë që ndodhi sot, e plotë më poshtë

Lexo më tej : https://ditar.al/kontrolli-ne-kampin-e-muxhahedineve-zedhenesi-i-mek-nje-prej-nesh-u-vra-nga-policia/

Lexo më tej : https://ditar.al/pas-kontrollit-nga-policia-muxhahedinet-dalin-ne-proteste-dhe-perzene-forcat-speciale/

Lexo më tej : https://ditar.al/ministria-e-brendshme-mek-ka-thyer-marreveshjen-e-vitit-2014-nuk-ka-viktima-nga-operacioni-i-sotem/