Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK ka hapur një hetim pasuror për Kryemadhin, teksa në shtëpinë e nënës së saj ka sekuestruar edhe një telefon dhe disa dokumente.
Prokuroria e Posaçme po proceson dy hetime mbi çiftin Meta-Kryemadhi të bashkuara me një fraksion. I pari lidhet me një kallëzim të depozituar në SPAK për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në denoncimin e avokatit Idajet Beqiri, përmendet se bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë kryer ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë vendit dhe se nuk kanë deklaruar shpenzimet.
Një tjetër hetim është edhe ai i denoncimit në episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mije dollarësh. Në kallëzim thuhet se partia që drejtohej nga Ilir Meta, pagoi miliona për të lobuar për një fotografi me Donald Tramp.