Momente frike në Sarandë! 48 vjeçari vjedh supermarketin dhe tenton të përdhunojë shitësen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku një 48 vjeçar ka grabitur një supërmarket dhe ka tentuar që të përdhunojë shitësen e dyqanit.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku J.K ëshët futur në supermarket dhe nën kërcënimin e një thike, ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj”, njoftoi policia.