“Mjekësia do ristrukturim”, mjeku ia thotë troç Ramës: Mënyra e shërbimit dhe e komunikimit këtu…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria ka kontributin më të ulët në rajon për sigurimet shëndetësore dhe cilësia e shërbimit nuk mund të krahasohet me vendet e tjera, edhe për këtë arsye.

Në podcastin e tij  “Flasim”, Rama kishte ftuar mjekun e njohur Gentian Toshkëzi, i cili ka jetuar dhe punuar për shumë vite në Amerikë.

Rama e ka pyetur se çfarë vlerësimi ka ai për mjekësinë në Tiranë dhe Lushnjë, krahasuar me ditën kur ka ikur, 20 vite më parë.

Toshkëzi u përgjigj se pacientët shqiptarë i shkojnë zakonisht për një opinion të dytë dhe ka kuptuar se mjekësia në Shqipëri ka bërë progres në 20 vite, por  “Shërbimi shëndetësor në mjekësi kërkon ndoshta, do një farë ristrukturimi me siguracionet  siç i ka gjithë bota në mënyrë që të bëhet me e lehtë për pacientët dhe për mjekët”  “Mënyra e komunikimit dhe mënyra e shërbimit dhe kjo besoj është pjesa që…”, është shprehur mjeku.

Rama iu përgjigj se me këtë temë do të krijohet një stress veror pasi njerëzit do mendojnë se e ka sjellë mjekun që të thotë se do i rrisë taksat. Kryeministri tha se këtu edhe siguracionet konsiderohen taksa , “se ne paguajmë”. “Në fakt, në fakt ne jemi vendi me kontributin më të ulët në siguracione shëndetësore në rajon. Nuk krahasohemi dot me Francën e me këto për kontribute, por në rajon jemi vendi me kontributin më të ulët dhe përpiqemi shumë që të rrisim cilësinë e shërbimit. Unë besoj që kemi disa  zona të sistemit tonë që janë top, po top, edhe krahasuar me.., mund të ishin fare mirë edhe në Amerikë nga pikëpamja edhe se ça kanë në dispozicion. Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet, por nuk diskutohet që na duhet ende punë në ketë drejtim” u shpreh Rama.