Një 49 vjeçar shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Greqi është zhdukur, ndërsa familjarët e tij kanë ngritur alarmin pranë autoriteteve në shtetin fqinj.
Sipas mediave greke, Ilir Zorbaj, i cili banon në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve. Familja kërkon gjetjen e tij, pasi sipas tyre mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik 49 vjeçarit shqiptar.
Organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zhdukjen e Ilir Zorbajt, i cili është 1.75 metra i gjatë dhe me sy kafe. Ai është parë për herë të fundit në Ahaia, i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.
Deri tani nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e zhdukjes së shqiptarit mëngjesin e datës 6 Tetor, ndërsa autoritet greke po punojnë për gjetjen e 49 vjeçarit.