Mazhoranca ka miratuar me 73 vota dy Komisionet e Posaçëm, atë të Dezinformimit dhe Antikorrupsionit.
Komisioni i Posaçëm i Antikorrupsionit do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të ketë 11 anëtarë, ku 10 janë përcaktuar, ndërsa 1 tjetër do ta zgjedhë grupi parlamentar i PD-së, por që këta të fundit kanë refuzuar të jenë pjesë e tij.
Ndërkohë, Komisioni për Dezinformimin do të drejtohet nga Erion Braçe, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe kryetarët e Komisioneve të tjera Parlamentare.
Të dy Komisionet janë kundërshtuar nga opozita, pasi sipas deputetëve demokratë, këta Komisione synojnë të kapin SPAK-un dhe të mos lejojnë mediat e lira të publikojnë skandalet e qeverisë.
Anëtarët e Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion
Fatmir Xhafaj
Klotilda Bushka
Eduard Shalsi
Etilda Gjonaj
Evis Kushi
Toni Gogu
Jorida Tabaku
Dhurata Tyli
Sorina Koti
Flutura Açka

Anëtarët e Komisionit të Dezinformimit
Erion Brace
Etilda Gjonaj
Bledi Çuçi
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Ensemvlera Zeka
Mesila Doda
Fatmir Mediu
