Ministri Balla përjashton nga Garda e Republikës shoqëruesin e kryeparlamentares Nikolla

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.