MILIONERËT E QYLIT/ Disave as emrat nuk ua keni dëgjuar, ja kush janë deputetët më të paguar

Nëse do të pyesim qytetarët në rrugë që të përmendin disa emra milionerësh në Shqiëpri, shumica do të thonë emrat e disa prej biznesmenëve më të dëgjuar në Shqipëri, një pjesë tjetër do të fusin edhe disa emra ministrash apo politikanësh.

Por shumë pak ose asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje të thotë emrat e 140 deputetëve të Kuvendit, këtyre milionerëve që vendosin për shqiptarët me një të ngritur kartoni. Po, mjafton që një apo 2 herë në muaj të ngrenë kartonin dhe në fund të muajit të marrin miliona lekë nga taksat e shqiptarëve.

“Gjithsesi, raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike (ISP) kanë treguar se një pakicë deputetësh janë shumë aktivë, shfrytëzojnë të drejtat dhe përgjegjësitë parlamentare në mënyrën më maksimale, kanë produkt parlamentar, iniciojnë ligje dhe ndërmarrin akte serioze dhe të denja për pozitën që kanë.

Por, paralelisht, ekziston një pjesë tjetër deputetësh që nuk kanë lënë gjurmë parlamentare përveç në raste skandalesh ose incidentesh, nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kanë mendim, nuk kanë ide politike dhe nuk dëshmojnë dhe as përmbushin pothuajse asnjë prej kritereve thelbësore të të qenit parlamentar. Ata janë aty kryesisht për shkak të lidhjeve personale me liderit politikë, ndikimit klienteliste në zonën zgjedhore, aftësinë ne menaxhimin e votës lokale apo për shkak të sistemit të shkëmbimit të ndereve dhe privilegjeve me oligarkë apo politikanë të lartë”, shkruan ISP.

Madje, për ta ngritur sa më mirë kartonin, ia dyfishuan rrogën vetes me një projektligj të turpshëm që u votua nga të gjithë, duke i bërë karshillëk qytetarëve shqiptarë që e kanë të vështirë të plotësojnë edhe nevojat më minimale.

Por kush janë deputetët më të paguar në Shqipëri?

Sipas raportit të Institutit të Studimeve Politike, në listën e deputetëve më të paguar të Kuvendit janë edhe emra që qytetarët nuk i kanë dëgjuar kurrë, pasi këta deputetë nuk kanë folur asnjëherë për problemet e qytetarëve por mjaftohen të ulen në karrige dhe të marrin milionat në fund të muajit. Keta deputetë marrin më shumë se 5.5 milionë lekë qyl në muaj.

“Imagjinoni një deputet që përfiton rrogë e bonuse mujore 5 milionë lekë pa pasur asnjë angazhim parlamentar, përveçse pjesëmarrjen formale në mbledhje, ku voton gjithnjë sipas vendimit politik të partisë që i përket! Imagjinoni standardet e jetesës që kanë zgjedhësit e tyre atje në zonë, ku sipas INSTAT treguesit e varfërisë janë në rritje dhe pamundësia ekonomike për të përballuar kostot e larta të jetesës është bërë edhe më kritike”, thuhet në raportin e ISP.

Por këta janë deputetët që vetë qytetarët i kanë votuar, ndaj në zgjedhjet e ardhshme mendohuni mirë përpara se të zgjidhni partinë, shikoni atë që do t’ju përfaqësojë.

Deputetët më të paguar për muajin Maj: