Meta sjell “Threads”, Twitter kërcënon ta hedhë në gjyq: Konkurrenca është e mirë, kopjimi jo!

Mark Zuckerberg ka lançuar një aplikacion të ri të quajtur Threads dhe suksesi I papritur i tij që prej ditës së djeshme, i ka dhënë këtij aplikacioni pseudonimin “Vrasësi i Twitter”.

30 milion përdorues u loguan dje për herë të parë në aplikacion . Në platformë u bashkuan figuara të njohura si Oprah, Shakira dhe të tjerë si dhe kompani të tilla si Taco Bell, Netflix, Spotify, Ëashington Post e media të tjera.

 Threads, sipas asaj që shpjegon Meta, sjell një hapësirë të re për përditësime në kohë reale dhe biseda publike. Megjithatë, duket se aplikacioni i ri i Meta-s ka ngritur disa shqetësime rreth privatësisë së të dhënave dhe nuk është ende e disponueshme në vendet e Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër aplikacioni i ri ka nxitur “sherr” me pronarin e Tëitter, Elon Musk i cili pretendon se Meta në mënyrë të paligjshme ‘përvetësoi’ sekretet tregtare të kompanisë kur ka krijuar Threads.⁠ Twitter ka paralajmëruar se do ta padisë pronarin e Meta-s, për shkak të ngjashmërisë që dy platformat kanë.

Në një letër drejtuar shefit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, Twitter ka pohuar se Meta kishte punësuar ‘dhjetëra’ ish-punonjës të Twitter me akses në informacione shumë konfidenciale rreth platformës. Meta më pas i kishte ngarkuar qëllimisht këta punonjës të ndërtonin Threads, duke shkelur ligjin shtetëror dhe federal, thuhet në letër.⁠ Kompania e informon Zuckerberkun se “synon të zbatojë rreptësisht të drejtat e saj të pronësisë intelektuale.”

Miliarderi Musk ka shkruar në një postim në Twitter:  “Konkurrenca është gj֝ë e mirë. Kopjimi jo.”