Mesazh për pronarin? Gjendet 1 granatë dore mbi çatinë e një biznesi në Fushë-Krujë

Një granatë dore është gjetur ditën e djeshme në çatinë e një biznesi në Krujë. Policia njofton se lënda plasëse është konstatuar nga pronari i një shtëpie funerale.

Granata, njofton policia, u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. Nuk dihet nëse kjo granatë është një mesazh paralajmërimi për pronarin, i cili ishte edhe personi që e konstatoi në çatinë e kësaj agjencie funerale dhe më pas njoftoi uniformat blu.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Më datë 08.09.2025, rreth orës 15:50, në lagjen ‘Kameras’, Krujë, shtetasi A. S. ka konstatuar në çatinë e subjektit të tij një granatë dore, e cila u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.