Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për 25 persona, mes tyre edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli lidhur me hetimet që po kryhen abuzime me tenderat e rrugëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara ndërsa nën hetim janë biznesmen e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Gjyli është marrë i pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera. Gjatë kohës që doli nga SPAK, pasi prokurorët i komunikuan akuzën ai u shfaq i tensionuar para mediave.
Ndërkohë, është marr i pandehur dhe i është komunikuar akuza e re edhe ish- kreut të ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.