Me PASAPORTË DIPLOMATIKE, Ahmetajt i jepet edhe 1 javë kohë për t’u fshehur, mund të udhëtojë lirshëm në 140 shtete

Sot SPAK duhet të kishte marrë aprovimin për të arrestuar Arben Ahmetajn, por mesa duket diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Arben Ahmetaj gëzon ende Pasaportë Diplomatike, që i bën të mundur të udhëtojë lirshëm në 140 shtete të botës, duke i shpëtuar “kthetrave” të dretësisë.

Ndërkohë, mazhoranca po bën çdo gjë që është e mundur për t’i dhënë sa më shumë kohë ish-ministrit të fshihet, pasi mbledhja e Këshillit të Mandateve është kthyer në vend akuzash të deputetëve ndaj njëri tjetrit, duke e lënë ish-ministrin mënjanë.

Tashmë puna e SPAK do të bëhet edhe më e vështirë, pasi të paktën edhe për rreth 1 javë Ahmetaj do të ketë imunitet, deri në seancën e radhës, duke patur mundësi të largohet sa më shumë nga SPAK.