Gjykata ka lënë në burg ditën e sotme Albi Muhollarin, 24 vjeçarin i cili mbyti nënën e tij në Përmet.
Avokati mbrojtës kërkoi që i riu të merrte masën e sigurimit “shtrim i parakohshëm” në një spital psikiatrik, por gjykatësi Gjergji Baci vendosi të merrte në konsideratë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën “arrest me burg”.
Albion Muhollari ishte student ekselent në SHBA nga ku ishte kthyer disa ditë më parë.
I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Babai i tij akuzonte mjekun Kiço Stefanidhi, i cili e vizitoi djalin dy ditë para ngjarjes. Sipas tij, i biri do duhej të qëndronte në spital, por mjeku tha se nuk kishte probleme me agresivitetin, prandaj ishte mirë që të kthehej në shtëpi. Dy ditë më vonë 24 vjeçari mbyti të ëmën me qese plastmasi.