Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se duke filluar nga data 3 Korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania.
Gjatë fjalës së tij, ai nuk la pa sulmuar edhe ish-kreun e Kadastrës Shqiptare, Artan Lamen, për të cilin la të nëkuptohej se ishte përfshirë në korrupsion dhe institucioni që drejtonte ka qenë i influencuar nga zyrtarët e lartë. Rama iu referua Lames si “gjeneral”, për shkak të pasionit dhe koleksionit që ka ky i fundit për uniformat ushtarake. Ndarja e të dyve u duk që nuk ishte më e mira e mundshme, pasi Lame ia bëri të qartë kryeministrit në konferencë, teksa i tha me ironi se largimi ti tij nga detyra ishte “një dhuratë për ditëlindje”.
“Përkundrazi, kemi parë para syve tanë të ndodhin çudira pas çudirash me pronat e shqiptareve. Dhe pa diskutim që aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja por ajo shprehja “Kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin gjithë pemën” ka bërë që për shkak se influenca politike mbi Kadastrën e deputetëve, e kryetarëve të bashkive e të gjithë të tjerëve me radhë ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë njëmijëfishin e asaj që kanë qenë të detyruar nga lidhjet miqësore, nga lidhjet familjare, nga lidhjet klanore, nga lidhjet e gjithfarëllojshme t’i bëjnë për njërin apo për tjetrin”, tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.
Artan Lame i veshur si Gjeneral: